• |
ide | kryesore

Tjetër sulm me armë në shkollat e SHBA, vriten 3 fëmijë dhe 3 të rritur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fëmijë



Tre fëmijë e tre të rritur kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri të hënën, në një shkollë private të krishterë, në Nashville të shtetit Tenesi. Autoritetet thanë se policia vrau në vendngjarje autoren e dyshuar për sulmin, një grua 28 vjeç. Fillimisht policia tha se autorja e sulmit ishte një vajzë adoleshente.

Policia tha se po punon për identifikimin e saj dhe nëse ka patur ndonjë lidhje me shkollën. Autorja e dyshuar për sulmin kishte me vete të paktën dy pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë tha zëdhënësi i policisë së Neshvillit Don Aaron.

“Për momentin nuk e dimë identitetin e saj”, – shtoi zoti Aaron. Zyrtarët thanë se të tre fëmijët kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe se ata u shpallën të vdekur pas mbërritjes në spitalin e Fëmijëve ‘Monroe Carell Jr’.

Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Por më herët departamenti i Zjarrfikësve të Neshvillit, shkruante në Twitter, se bëhej fjalë për të ‘plagosur të shumtë’. Sulmi ndodhi në shkollën ‘The Covenant’, një shkollë presbiteriane me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë. /VOA



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *