• |
ide | kryesore

“Po përgatisnin sulm terrorist”, tetë të arrestuar në Belgjikë

-Instant, Lajme, Planet



Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë belge padi dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia e Antwerpit zhvilloi pesë kontrolle në Merksem, Borgerhout, Deurne, Sint-Jans-Molenbeek dhe Eupen të hënën në mbrëmje me kërkesë të një gjyqtari hetues.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pas kontrolleve 5 persona ranë në prangat e policisë por nuk u dha detaje në lidhje me atë që u konstatua dhe detajet që janë gjetur.

Ndërkohë, policia e Brukselit kreu bastisje në lokalitetet e afërta të Zaventem, Molenbeek-Saint-Jean dhe Schaerbeek si pjesë e një rasti të veçantë dhe arrestoi tre persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *