• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, dy gra të plagosura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë



Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. L., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. B.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset L. B., rreth 60 vjeçe dhe B. Xh., 27 vjeç, banuese në Tiranë, pasagjere në automjetin tip “Toyota”, të cilat u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e mjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *