• |
ide | kryesore

Rusia: Do forcojmë kufirin pas anëtarësimit të Finlandës në NATO

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



“Rusia do të forcojë kapacitetin e saj ushtarak në rajonet e saj perëndimore dhe veriperëndimore në përgjigje të pranimit të pritshëm të Finlandës në NATO të martën”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, shkruan Reuters.

“Ne do të forcojmë potencialin tonë ushtarak në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor.

Në rast se forcat dhe burimet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në Finlandë, ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të garantuar me siguri sigurinë ushtarake të Rusisë”, theksoi ai.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Finlanda ka një kufi prej 1,300 km me Rusinë që do të dyfishojë afërsisht kufirin e aleancës transatlantike që përballet me Moskën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *