• |
ide | kryesore

Trump niset drejt gjykatës, pritet arrestimi i ish-presidentit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Donald Trump sapo është larguar nga Trump Tower dhe po shkon drejt ndërtesës së gjykatës në Lower Manhattan, ku do të arrestohet zyrtarisht. Udhëtimi në vetvete është rreth 30 minuta me makinë në jug përmes Manhatanit, por kjo kohë mund të jetë më e pakët nëse ka një shoqërim të plotë policie.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *