• |
ide | kryesore

Temperatura deri në -2 gradë celcius dhe reshje te pakta shiu, moti për sot

-Instant, Lajme, Të fundit
Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë



Orët e para të mëngjesit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluar në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Por parashikohet që gjatë mesditës të kemi përmirësim të përkohëshëm të kushteve të motit, duke bërë që në territor të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Ndërsa pasditja dhe orët e mbrëmjes pritet të rikthejnë vranësirat dhe reshjet e pakta në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Kosovë do të vijoj që të jetë në mbizotërimin e motit të vranët në një pjesë të mirë të ditës, në pothuajse të gjithë territorin. Pritet që vranësirat e shpeshta herë pas here të
pësojnë zhvillime të përkohëshme, duke gjeneruar reshje dëbore në zonat Jugore dhe Qëndrore.

Ndërsa zonat Veriore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë Maqedonine përgjatë gjithë 24-orëshit, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit dhe gjatë pasdites e
mbrëmjes.

Parashikohet që vranësira të pësojnë zhvillime duke sjellë në Maqedoni reshje dëbore. Ndërsa në orët e mesditës pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me
kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu me
vranësira dhe reshje të pakta e të izoluara do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit.
Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në gadishullin
Iberik.

Po ashtu Europa Veriore paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *