• |
ide | kryesore

Media italiane: Becchetti i kërkon ndihmë Melonit të detyrojë Ramën të paguajë gjobën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga NICOLA BORZI, Il Fatto Quotidiano

Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.

Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro. Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.

Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Beçhetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për riciklim parash. Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi. Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Westminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.

Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.

Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.

Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.

Becchetti u shpreh: “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama e qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”.



9 Comments

  1. Ore Rama s’ka pagu por llogaritë e shtetit shqiptar jashtë do bllokohen dhe do të mbahet ajo shumë.Becheti 1 shteti shqiptar dhe taksa paguesit 0.

  2. Ju ka mbetur vetem ai mashtruesi italian si deshmitar dhe Mirel Mertiri si biznesmen i goditshem.
    Do dhe pushtet bytha juaj.

    Hani ato kockat qe ju jep Rama e mos na çani koken”Denimin qe kane dhene gjykatat ne shqiperi per mafiozin Becheti nuk e zhben dot nje leter qe i ka derguar ky mafioz Melonit,te bej denimin dhe meloni pastaj kujdeset per kete

  3. Berisha, për ata që se mbajnë mend, në atë kohë dërgoi Bardh Spahinë dhe nje grup banditësh nga Tirana, që thyen dyert e zyrave të PD në Durrës dhe me pas ndryshuan bravat dhe nxorrën Igli Caren për leckash jashtë.

  4. Po te ishte per gjykatat tona nuk do merrte gje, por gjykatave te huaja c’fare tu beje Rama.
    Nuk eshte faji i Rames se u cmenden ato gjykata. Pastaj 120 milion euro jane, nuk jane 100
    miliard euro. Edhe 900 milion euro po te paguaj Shqiperia, prap mire ia ka bere ati Bechettit
    qe fliste mbare e prape per qeverine tone te nderuar dhe kryeministrin me te mire qe ka
    pasur Shqiperia dhe Evropa ndonjehere. Ndoshta jane nongratat qe kane nderhyre tek gjykatat
    per ti ulur reputacionin Rames, por gjithe nongratat e botes po te mblidhen bashke nuk kane
    cfare ti bejne Rames qe jo vetem ka Partine socialiste si shkemb graniti por ka mbeshtetjen e
    plote edhe te Amerikes se Madhe, qe megjithe korrupsionin e gjithanshem te qeverise, prap
    nuk lekundet ne mbeshtetjen ndaj Rames. Sepse Rama edhe pse eshte i korruptuar, te pakten
    nuk eshte nongrata si Berisha. Prandaj mblidheni mendjen se Ramen ketu do ta keni sa ti
    doje kokrra e qejfit.

    1. Ke te drejte o i paemer i ores 19:16 Rama s pjerdh per 120 milionar e Bechetit apo 900 milonat e tjera qe po paguan Shqiperia ne rastet e tjera. Fundja ai spaguan asnje lek, ai merr gjithmone.Ai ka avion privat njelloj si presidenti i U.S. Ai eshte zoti vete ketu ne Albanistanin e begate qe nuk gervishtet aspak nga kjo fashe.Tani do filloje te mbjelle peme qe populli i tij te clodhet nen hije Eh cfare fati paska patur ky popull?! Ai duhet te falenderoje Zotin vete qe i pruri ne toke sivellane r tij Z Edi Rama

  5. Berisha përbetohet se nuk ka pasur gisht në djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve, por siç dihet Doktori ka shumë probleme me memorien kur i leverdis të bëjë “harraqin”. Ka lënë më shumë se një shenjë gishtash, mbi platformën e largimit të opozitës nga sistemi politik dhe institucionet në vitin 2019. Në të njëjtën pozitë është edhe Meta i cili sa për sy e faqe ka thënë përherë se ishte kundër bojkotit.

  6. Deklarata e Beccetti -t nuk ishte lutje dhe as kërkesë për Melonin, por kujtesë pasi doli fitues ndaj Ramës, duke i bërë të ditur qeverisë së tij për trajtimin e investitorëve italiane në Shqipëri apo detyrimin e shtetit italian për të mbrojtur qytetarët e tij jashtë vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *