• |
ide | kryesore

Zbardhet kalendari i 3 javëve të ardhshme të Superiores: ja kur do të luhen edhe gjysmëfinalet e Kupës

-Instant, F1, Sport
kalendari



Departamenti i Garave në federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të Superiores për javët në vazhdim. Kështu, janë përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e javës së 29-të, 30-të dhe 31. Kalendari, gjithashtu, janë përcaktuar oraret dhe stadiumet për ndeshjet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 29-të do të luhen në datat 15 dhe 16 prill. Të shtunën ngre siparin e javës sfida Bylis-Teuta që luhet në Ballsh dhe fillon në ora 15:00. Më pas në ora 18:00 nis sfida tjetër Erzeni-Kastrioti, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Të dielën luhen tre sfidat e tjera të kësaj jave. Në orën 15:00 nisin dy duelet Laçi-Partizani (në Laç) dhe Kukësi-Vllaznia (në “Kukës Arena”). Java mbyllet me ndeshjen Tirana-Egnatia në “Elbasan Arena”, që nis në ora 18:00.

Lexo më tej: Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF përjashton Tërbunin nga kampionati

Edhe ndeshjet e javës së 30-të do të luhen të ndara në dy ditë e përkatësisht më datat 22 dhe 23 prill. Sfida Egnatia-Laçi (në stadiumin e Rrogozhinës) luhet e para duke nisur nga ora 15:00 ditën e shtunë. Ndërsa në orën 18:00 fillojnë njëkohësisht dy ndeshjet Teuta-Erzeni (stadiumi “Niko Dovana”) dhe Vllaznia-Tirana (stadiumi “Loro Boriçi”). Të dielën e 23 prillit zhvillohen Kastrioti-Kukësi (ora 15:00 në Kamëz) dhe Partizani-Bylis (ora 18:00 në stadiumin Partizani).

GJYSEMFINALET E KUPËS

Në mesjavë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Të dyja sfidat që do të luhen më datë 26 dhe në të njëjtin orar. Tirana-Teuta (“Elbasan Arena”) dhe Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi”) nisin në ora 18:00.

Kalendari i muajit prill mbyllet me ndeshjet e javës së 31-të në datat 29 dhe prill dhe 30 prill. Bylis-Laçi (Ballsh) luhet të shtunën duke nisur nga ora 15:00. Në orën 18:00 starton sfida tjetër e kësaj dite Erzeni-Partizani. Të dielën e 30 prillit në ora 15:00 luhen ndeshjet Tirana-Kastrioti (“Elbasan Arena”) dhe Kukësi-Teuta (“Kukës Arena”). Teksa në orën 18:00 fillon sfida përmbyllëse e javës Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi).

KALENDARI

Java 29
Nr. Ndeshja Data Ora Vendi
1 Laçi-Partizani 16.04.2023 15:00 Laç
2 Kukësi-Vllaznia 16.04.2023 15:00 Kukësi
3 Erzeni-Kastrioti 15.04.2023 18:00 Durrës
4 Bylis-Teuta 15.04.2023 15:00 Ballsh
5 Tirana-Egnatia 16.04.2023 18:00 Elbasan

Java 30
Nr. Ndeshja Data Ora Vendi
1 Egnatia-Laçi 22.04.2023 15:00 Rrogozhinë
2 Partizani-Bylis 23.04.2023 18:00 Tiranë
3 Teuta-Erzeni 22.04.2023 18:00 Durrës
4 Kastrioti-Kukësi 23.04.2023 15:00 Kamëz
5 Vllaznia-Tirana 22.04.2023 18:00 Shkodër

Java 31
Nr. Ndeshja Data Ora Vendi
1 Erzeni-Partizani 29.04.2023 18:00 Durrës
2 Bylis-Laçi 29.04.2023 15:00 Ballsh
3 Tirana-Kastrioti 30.04.2023 15:00 Elbasan
4 Kukësi-Teuta 30.04.2023 15:00 Kukës
5 Vllaznia-Egnatia 30.04.2023 18:00 Shkodër



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *