• |
ide | kryesore

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme/ Dyfishohen rastet e korrupsionit, rritet me 3 herë numri i procedimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme që tashmë është dorëzuar në Kuvend, hetimet për korrupsion u rritën me 2.6 herë gjatë vitit të lamë pas.

Referuar të dhënëve të bëra publike nga 100 procedime penale të regjistruara në vitin 2021, në vitin 2022 u hetuan 261 dosje për veprat penale të korrupsionit. Abcnews shkruan se në raport thuhet se është rritur me 3 herë edhe numri i procedimeve që janë dërguar në gjykatë.

Ndërkohë rezulton se 36 % e të pandehurve janë pjesë e administratës shtetërore, ndërsa pjesën kryesore prej 44 % e zë sektori privat dhe 20 % prej tyre të pa punë. Po ashtu nuk kanë munguar edhe shtetasit e huaj të përfshirë në korrupsion në vendin tonë ku janë marrë 6 të pandehur.

Numrin më të lartë të dosjeve për korrupsion në vitin 2021 e ka patur prokuroria e Tiranës me 77 %, pasuar nga ajo e Durrësit dhe Shkodrës me 4 dhe 3 %, ndërsa Kurbin, Mat, Përmet, Pukë, Tropojë nuk është regjistruar asnjë hetim për korrupsion.

Në analizën e Prokurorisë në 80 % të rasteve rezulton se është kërkuar masa e arrestit me burg ndërsa 98 përqind e të pandehurve rezultojnë meshkuj. Në lidhje me gjendjen gjyqësore 96,2 % e të pandehurve janë të padënuar dhe e kanë kryer për herë të parë këtë vepër penale.



1 Comment

  1. Fiks ky ësht qëllimi, te ket vetem statistika ne letra..,pa le te behet kerdia me buxhetin dhe nuk preket askush ne maje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *