• |
ide | kryesore

Si Kate Middleton theu protokollin mbretëror

Paparazzi, Slider



Mbresëlënëse si kurrë më parë në daljet e saj publike, Dukesha e Uellsit, Kate Middleton, spikati dje e veshur me një pallto dhe kapele blu të ngjashme, teksa ajo dhe familja ndoqën shërbesën e Ditës së Pashkëve në Kishën e Shën Gjergjit.

Megjithatë, si për çudi u zbulua se thonjtë e duarve të gruas së Princit William ishin të lyer me një ngjyrë të kuqe të errët, e cila nuk përdoret nga anëtarët e familjeve mbretërore.

Gazeta britanike “Daily Mail”, thotë se fansat e Kate komentuan me fjalë të mira për grimin por nuk e fshehën habinë për ngjyrën që kishte zgjedhur për manikyrin. Siç përmend edhe mediat, zgjedhja e ngjyrës për shërbesën e Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit ishte e kuqe e thellë.

Shumë përdorues të Twitter vunë në dukje se anëtarët e familjes mbretërore po zgjedhin ngjyrat natyrale të thonjve, duke kujtuar se mbretëresha e ndjerë Elizabeth, preferonte nuancat neutrale gjatë gjithë monarkisë së saj.

Eksperti i protokollit mbretëror William Hanson, thekson se ngjyrat e kuqe dhe rozë e ndezur nuk janë të përshtatshme për raste zyrtare dhe sidomos gjatë zisë. Ngjyrat e lejuara, shpjegoi Hanson, përfshijnë “rozë të tejdukshme ose të errët’ .

“A e shihni atë që shoh unë? Shikoni thonjtë në gishtat e princeshës…surprizë ”, shkruan një komentues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *