• |
ide | kryesore

E pazakontë/ Mjekët operojnë me sukses biznesmenin grek por i harrojnë gjilpërën në bark

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni rutinë për pak i kushtoi jetën një biznesmeni nga Patras, pasi i harruan një gjilpërë në bark.

Vuajtja e pabesueshme e përjetuar nga biznesmeni i njohur në zonë, nisi kur ai vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar rrënjësisht problemin shëndetësor që po e shqetësonte. Ai ka planifikuar operacionin rreth një javë më parë, të cilit më në fund i është nënshtruar. Pas operacionit u kthye në shtëpi, por dhimbja e padurueshme që kishte e çoi sërish te mjeku.

Pas analizave të reja të cilave iu nënshtrua, u konstatua se gjatë operacionit i kishin harruar një gjilpërë në bark, e cila duhej hequr menjëherë… për të shmangur më të keqen. Rezultati ishte se ai iu nënshtrua një operacioni tjetër. Burri tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *