• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit : Pjesa e parë e ditës nis me diell, por përfundon me shi



Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në vendin tonë. Kjo do të sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të shfaqen në territor vranësira të pakta. Një pjesë e mirë e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë. Ato do të luhaten nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Në zonat Veriore do të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash. Pritet që pjesa e dytë e ditës të shtoj vranësirat, duke bërë që ato të shfaqen në të gjithë Kosovën. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të dominojnë të gjithë Republikën e MV përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që kthjellime të jenë mbizotëruese në pjesën e parë të ditës në pothuajse gjithë MV. Ndërsa pasditja do të sjelli kalime vranësirash në vend, por zonat Jugore do të mbeten nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime.

Rajoni dhe Evropa

Masa ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta kanë përfshirë të gjithë Europën Jugore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe do të jenë të përfshira nga vranësirat e shumta të cilat do zhvillohen, duke gjeneruar reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik do të paraqiten Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit, ku pritet të ketë vranësira dhe reshje dëbore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *