• |
ide | kryesore

Rrëzohet kërkesa e opozitës, s’ka komision hetimor për Portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rrëzohet ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, kërkesë kjo që ishte bërë nga opozita. Maxhoranca rrëzoi me 65 vota kundër ngritja e këtij Komisioni Hetimor.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre.

Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve.

Ndërkohë e cilësoi aferën e Portit të Durrësit, si më korruptiven në vend.



3 Comments

  1. Mire ua kane bere nongratave. Dashkan edhe komision hetimor. Kesaj opozite nuk i duhet
    plotesuar asnje kerkese. U shkel kushtetuta ,s’u shkel kushtetuta, jo e lagu jo s’e lagu. Lereni
    qeverine te punoje. Kush e di me mire se kryeministri yne i nderuar se cfare eshte me e
    mire per Durresin e Shqiperine. Po mos te kishte opozite fare ky kryeminister do ta bente
    Shqiperine lule, qe do ia kishte zili gjithe Evropa.

  2. Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpuntorë me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

    Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militatët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”Nje projekt 2.4 miliard euro nuk mund te lejosh disa dum babista dhe haxhi qamil te shkatarrojne te aedhmen e brezave te tjere,ajo kohe ka mbaruar

    1. Po si mund te hetohet nje projekt kaq i bukur?!

      Edhe ju qe jeni media opozitare nuk arritet dot te gjenit nje foto te shemtuar.

      Imagjino…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *