• |
ide | kryesore

Bora bllokon “Rrugën e Arbrit”, policia apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

-Instant, Lajme, Të fundit
Arbrit



Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-i Qafë-Murrizë është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj. Ndërkohë, policia rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass Qafë-Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. 17 vjet dhe nuk e kane ndertuar dot nje rruge. Edhe ato pjese qe gjoja jane hapur mund te kalohen vetem ne vere se po ra shi e bore nuk kalohen.
    Te dhjefsha mu ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *