• |
ide | kryesore

Masë sigurie e prefekturës në Napoli: eskortë për De Laurentiis pas tensioneve me ultras

-Instant, Sport
eskortë



Eskortë për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis. Sipas asaj që mësohet, masa është vendosur nga prefektura e kryeqytetit kampan, pas tensioneve me një pjesë të ultrasve. Në ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi, kundër Milan, tifozët heshtën në shenjë proteste ndaj çmimeve të biletave për sektorët ultras. Ata kundërshtojnë gjithashtu edhe zbatimin e rreptë të masave që ndalojnë banderolat dhe flamujt në stadium.

Tutela për De Laurentiis u vendos nga prefektura pas tensioneve me një pjesë të ultrasve. Nga ndeshja e fundit e kampionatit në shtëpi, tensioni nuk është zvogëluar. Situata madje vazhdon të bëhet nervoze, duke i bërë autoritetet të shqetësohen. Nga këtu ka ardhur edhe vendimi për të caktuar një eskortë për presidentin.

Lexo më tej: Napoli po del kampion, De Laurentiis i urryer nga ultrasit: “Janë kriminelë, duhet ligji Thatcher në Itali”

“Ata nuk janë tifozë të vërtetë. Ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium – tha De Laurentiis, duke komentuar përplasjet në Maradona gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Milan -. Për sa kohë që nuk merret Ligji Thatcher dhe të aplikohet në Itali, ne do t’i kemi gjithmonë këto probleme”. Një grup prej rreth 700 ultras të Napolit nuk kënduan gjatë ndeshjes kundër kuqezinjve. Ata kërcënuan edhe të gjithë të tjerët që tentuan ta bënin këtë, deri në një rrahje që bëri xhiron e botës. Në shënjestër menaxhimi i De Laurentiis, asgjë që ka të bëjë me fushën. Nga ana e tij, presidenti i Napolit, i fyer për të gjithë nëntëdhjetë minutat, shkoi te komisari Alessandro Giuliani për të kërkuar pamjet nga kamerat brenda stadiumit. Asnjë synim për të ndryshuar rregulloren e përdorimit të stadiumit që nuk u pëlqen ultrasve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *