• |
ide | kryesore

Adriano Jr, 20 gola në 27 ndeshje me moshat: djali i Perandorit firmos kontratën e parë si profesionist

-Instant, Sport
Adriano


Adriano Jr nis zyrtarisht karrierën e tij si profesionist. Djali i Perandorit, ish-sulmuesi i Inter, nënshkroi kontratën e tij të parë me Serrano, klubin brazilian nga Petropolis, fare pranë Rio de Zhaneiro. Adriano Carvalho Ribeiro u rrit në klubin e famshëm për faktin se ka qenë klubi i parë profesionist i të madhir Garrincha. E tani djali i Perandorit është gati të nisë rrugën e tij.

I ardhur në vitin 2022, pas eksperiencave të tij në ekipet e të rinjve të Gremio dhe Boavista e Rios, djaloshi shënoi 20 gola në 27 ndeshje. “Ky moment përfaqëson realizimin e një ëndrre. Mënyra se si u mirëprita dhe u zhvillova si atlet dhe person ishte elementi diferencues për nënshkrimin me Serrano”, tha sulmuesi i ri.

Lexo më tej: Video/ Shikoni kryeveprën e djalit të Adrianos: tregolësh e super gol nga distanca për Adriano Junior

E për djaloshin kanë ardhur edhe përgëzimet në rrjetet sociale nga i ati Adriano Leite Ribeiro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *