• |
ide | kryesore

ESPN e priste, Adriano mungoi në finalen e Stambollit: motivi është ai më absurdi

-Instant, Sport
ESPN



Adriano nuk i zhgënjen kurrë pritshmëritë. Pasi vuri dy mijë euro bast (i humbur) për fitoren e Inter në finalen e Champions League, Perandori as nuk shkoi në finalen. Braziliani, në fakt, nuk arriti të ishte në kohë në Stamboll për të komentuar ndeshjen në mikrofonat e ESPN.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, ish-sulmuesi i zikaltërve kishte marrë pjesë në tre festa në Rio de Zhaneiro një mbrëmje para nisjes. Kështu, mes alkoolit dhe shoqërisë interesant Adriano humbi fluturimin për në Turqi. Marrëzia e panumërt e brazilianit që konfirmon pasionin e shfrenuar të Adriano Leite për jetën e natës. Një pasion edhe më i fortë se Inter, me sa duket.

Lexo më tej: Adriano, tifozi ‘i pandreqshëm’ i Inter: vuri bast 2 mijë euro për fitoren e Champions

Gjithçka ndodhi të premten në mbrëmje, në prag të City-Inter. Adriano pritej në Stamboll për të komentuar ndeshjen për ESPN. Por braziliani nuk mbërriti kurrë në Turqi. Sipas raportimeve të disa gazetave të vendit amerikanojugor, ish-sulmuesi i Inter, Fiorentina, Parma dhe Roma i humbi gjurmët në agim. Adriano kishte marrë pjesë në tre festa plot argëtim. Situatë që, më pas, bëri që ai të humbiste avionin nga Rio de Zhaneiros drejt Stambollit. Perandori ka goditur sërish.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *