• |
ide | kryesore

“Adriano nuk jeton më”. Perandori i përgjigjet lajmeve mbi ndarjen e tij nga jeta: “Jam fantazma e tij”

-Instant, Sport
Perandori



Adriano nuk e ka humbur sensin e tij të ironisë. Në rrjetet sociale braziliane, orët e fundit, po qarkullojnë lajme të rreme për ndarjen e tij nga jeta. Sipas asaj që thuhet në rrjetet sociale, Adriano humbi jetën i qëlluar me armë zjarri, pasi ish-sulmuesi i Selecaos u përpoq të kalonte një post-bllok rrugor. Gjithçka e shpikur sigurisht dhe e kapur menjëherë nga vrulli dixhital që shoqëron çdo lajm, qoftë edhe atë që është dukshëm i rremë. Perandori u përgjigj menjëherë në Twitter: “Ju flet fantazma e Adrianos”, e ndjekur nga një emoticon.

Lexo më tej:Adriano nuk heq dorë nga “prapësitë”: feston 40 vjetorin me të dashurën e re… 20 vjet më e re

Ka ndodhur edhe më parë tashmë që në rrjetet sociale të lajmërohej vdekja e sulmuesit brazilian Adriano. Dy vite më parë ish-futbollistit iu desh të mohonte të njëjtin lajm. Në Brazil siç duket e kanë shumë qejf ta shohin në këtë mënyrë, duke qenë se Adriano vazhdon të përbëjë lajm. E nëse është e vërtetë thënia e famshme se në këtë mënyrë i zgjatet jeta personit të interesuar, Perandori duhet të ketë ende shumë vite përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *