• |
ide | kryesore

Testamenti nxjerr fituesit/ Kush nga fëmijët e Berluskonit trashëgoi perandorinë e babait

Arkiva, F1, Planet
Berluskonit



Ka qenë objekt i shumë spekulimeve për javë të tëra: Kush do ta drejtonte perandorinë e Silvio Berluskonit pas vdekjes së tij?

Tani testamenti i tij është bërë publik, është e qartë se ai ka dorëzuar shumicën e aksioneve në kompaninë e familjes “Fininvest” dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio.

Ata do të zotërojnë së bashku 53% të firmës familjare.

Katër herë kryeministri i Italisë vdiq më 12 qershor nga leukemia. Berluskoni ishte nga njerëzit më të pasur të Italisë. Ai kishte grumbulluar një pasuri që përfshinte pasuri të paluajtshme, televizion, kinema dhe sport.

Por ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush duhet të udhëheqë perandorinë e tij të biznesit.

Rezulton se ai nuk i ka shpërndarë në mënyrë të barabartë aksionet e tij midis pesë fëmijëve të tij. Tre fëmijët nga martesa e dytë marrin automatikisht 15.8%.

(Vendimi i Berluskonit për t’i dhënë Marinës dhe Pier Silvios shumicën e aksioneve ishte shkruar në testament në vitin 2006) 

Marina dhe Pier Silvio janë fëmijët nga martesa e tij e parë dhe ata do të marrin aksione më të mëdha se tre fëmijët e tjerë nga gruaja e tij e dytë, Barbara, Eleonora dhe Luigi.

Dy fëmijët më të mëdhenj kanë mbajtur role drejtuese në biznesin familjar që nga fillimi i viteve 1990.

Ata më herët thanë në një deklaratë se “asnjë aksioner nuk do të ushtrojë kontroll të përgjithshëm individual të Fininvest”.

Berluskoni gjithashtu i la 100 milionë euro Marta Fascina-s, partneres së tij në kohën e vdekjes. Ajo është 53 vite më të re.

(Silvio Berluskoni shërbeu tre herë si kryeministër i Italisë)

Ata nuk ishin të martuar, por në shtratin e vdekjes, ai iu referua asaj si gruaja e tij. Në një letër që ishte bashkangjitur në testament, ai shkruante: “Sido që të jetë shuma, përgatituni. Ata do të thonë se është shumë, ose se nuk mjafton. Asnjëherë nuk do të thonë se ndarja se është e drejtë.” 

Vëllai i Berluskonit, Paolo gjithashtu merr 100 milionë euro, ndërsa ndihmësi i ngushtë i kryeministrit të ndjerë, Marcello Dell’Utri do të ketë 30 milionë euro.

Nuk është ende e qartë se si do të kalojnë shumë pasuri të tjera me vlerë të Berluskonit; vilat e tij të shumta luksoze mund të jenë të vështira për t’u dhënë pasardhësve të tij në mënyrë të barabartë.

(Në vitin 2020, Berluskoni shtoi një rezervë prej 100 milionë euro për vëllain e tij Paolo)

Vila e tij San Martino në Arcore, në veri-lindje të Milanos, mbulon 3,500 m2 dhe daton në shekullin e 18-të. Ai gjithashtu ka shtëpi në Liqenin Maggiore, në Romë, Kanë, Karaibe dhe gjetkë.

Xhevahiri në kurorën e pronave të Berluskonit është Villa Certosa, një rezidencë në Sardenjë që ai bleu në vitet 1970.

Ai priti liderët botërorë atje, nga Vladimir Putin te George W Bush. Ka 126 dhoma dhe duket si një park tematik, duke përfshirë një vullkan të rremë që shpërthen llavë. Vlera e vilës vlerësohet në 259 milionë euro.

(Berluskoni shkroi testamentin e tij në rezidencën e tij Villa Arcore pranë Milanos)

Silvio Berlusconi ishte padyshim një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë. Për 50 vitet e fundit, hija e tij ka rënë fort mbi parlamentin, mediat, futbollin dhe njeriun në rrugë. 

Shikoni këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për Lapsi.al, mbi anën e errët të Berluskonit:  

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Testamenti i tij përfshinte një letër të shkruar me dorë për fëmijët e tij, e cila përfundon me fjalët: “Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj”. 

Njerëzit e afërt me familjen e kanë përshkruar Berluskonin si “ngjitësin” që i mbajti fëmijët e tij të bashkuar. Pyetja kryesore është nëse ai unitet familjar mund të ruhet tani që Berlusconi është larguar dhe çfarë ndikimi mund të ketë në të ardhmen e perandorisë së tij të biznesit. 

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *