• |
ide | kryesore

Traumë në shtyllën kurrizore e një brinjë e thyer: gjendja e Immobile shumë më e keqe se mendohej

-Instant, Sport, Video
Immobile



Sulmuesi i Lazio, Ciro Immobile, mëngjesin e sotëm ka pësuar një aksident të frikshëm me makinën e tij. Land Roveri që drejtonte laciali u përplas me një tramvaj, teksa po kalonte urën Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me Pratin. Në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera, ku në spital janë transportuar 7 persona, mes tyre edhe vajzat e Immobile. Fatmirësisht për askënd asgjë serioze. E megjithatë, për Immobile gjërat nuk kanë shkuar aq mirë sa besonte.

Sapo ka dalë, në fakt, njoftimi zyrtar për shtyp nga Lazio për gjendjen e Ciro Immobile, pas aksidentit të mëngjesit të sotëm. Makina e goleadorit u godit në pjesën e përparme nga mjeti i transporti publik. Nuk dihet ende nëse ka qenë shoferi që ka kaluar me semafor të kuq (siç tha vetë futbollisti) apo ka qenë Immobile që ka thyer kodin rrugor (siç raporton Il Messaggero).

 

KOMUNIKATA E LAZIO

Njoftimi zyrtar i klubit kryeqytetas ka treguar se gjendja fizike e kapitenit, është më e keqe se sa pritej: “Stafi mjekësor i S.S. Lazio bën me dije se sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me shembjen e shtyllës kurrizore. Si dhe një frakturë të përbërë të brinjës së XI të djathtë.

Gjendja aktualisht është e mirë. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë së urgjencës, të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.”

Mëngjesin e sotëm, Land Rover Defender i qendërsulmuesit të kombëtares u përplas me një tramvaj i cili doli nga shinat pas përplasjes së dhunshme. Tramvaj përfundoi mbi trotuarin që ndodhej pranë shinave. Pjesa e përparme e makinës u prish dhe sipas deklaratave të para të Immobile, faji ishte i tramvajit, që nuk ndaloi në semaforin e kuq. I pyetur nga AGTW, Ciro deklaroi: “Nuk pësova asgjë, vetëm më dhemb pak krahu”.

Policia rrugore mori në pyetje dëshmitratë dhe pasagjerët e tramvajit, të cilët megjithatë nuk e mbanin mend nëse drejtuesi vërtet nuk kishte ndaluar në semaforin e kuq. Përplasja ka ndodhur sigurisht me shpejtësi të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *