• |
ide | kryesore

FOTO/ Minj të ngordhur mbi tifozët e Standard në derbi: tifozët e Charleroi ishin maskuar si dezinfektues

-Instant, Sport
Charleroi



Cmenduritë në futboll nuk kanë fund, sidomos kur flitet për tifozllik, por ajo që ndodhi në Liezh ishte e paprecedentë. Skena thuajse të pabesueshme vijnë nga Belgjika dhe në veçanti nga stadiumi Maurice Dufrasne. Derbi i Vallone mes Standard Liège dhe Charleroi përfundoi 3-1 për vendasit. Por tifozët miq, të cilët gjatë javës para ndeshjes ishin fyer nga ata të Standard në media të ndryshme sociale si “minj”, janë hakmarrë. Ata hodhën dhjetëra minj të ngordhur në turmën e tifozëve vendas, duke krijuar panik mes tyre.

Arkitektët e këtij plani ishin veshur si dezinfektues dhe shfaqën edhe një pankartë ku shkruhej “shfarosës brejtësish”. Gjesti i denoncuar nga shumë tifozë në rrjetet sociale, u denoncua menjëherë edhe nga Standard Liège. Klubi belg shprehu indinjatën e tij për sjelljen e ultrasve të Charleroi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *