• |
ide | kryesore

Video/ 800 policë, 89 të plagosur: derbi i paluajtur i Medellin mbyllet me bilanc lufte

-Instant, Sport, Video
Medellin



Një Klasike është e rrezikshme në cilindo vend të botës të luhet, por ajo që ndodhi në Medellin është diçka që nuk është parë më parë. Teatri i përplasjeve fatkeqe ishte stadiumi Girardot, që priti Atletico Nacional dhe America Calì, derbin e nxehtë të Kolumbisë.

Në Kolumbi përplasja mes Atletico Nacional dhe America Calì është një ndeshje shumë e ndjerë dhe emocionale. Një ndeshje që shpesh herë përfundon e tensionuar, por këtë herë ndoshta peshuan edhe konfliktet mes tifozëve të Nacional dhe drejtuesve. Në fakt, presidenti ka vendosur t’u shkurtojë fondet ultrasve që, më pas, shpërthyen inatin e tyre brenda dhe jashtë stadiumit.

800 policë u përdorën për të përballuar dhunën e ultrasve. Përplasjet ndodhën jashtë stadiumit dhe, më pas, vazhduan brenda me pushtimin e fushës. Në konfliktet u plagosën 89 persona. I ashpër pozicionimi i kryebashkiakut të Medellin, i cili dënoi episodet e dhunës dhe vendosi ta shtyjë ndeshjen për një datë të mëvonshme. Prandaj, të dy skuadrat nuk dolën fare në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *