• |
ide | kryesore

Goditi me thikë një 18 vjeçar, arrestohet shqiptari në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke. Ai akuzohet për grabitje dhe për plagosjen me thikë të një 18-vjeçari. Sipas mediave greke, dy ditë më parë shqiptari ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij në Akropolis. Ndalimi i tij është bërë në banesën ku ai jetonte në Agios Panteleimonas. Gjatë kontrollit u gjetën edhe rrobat e përgjakur që i riu kishte veshur natën e sulmit të përgjakshëm.

17-vjeçari ka pranuar se i është afruar viktimës dhe i ka kërkuar celularin që kishte në çantë. 18-vjeçari ka tentuar të ikte, por i është ngatërruar në duar çanta dhe aty ka ndodhur dhe plagosja. Autori ka patur edhe rekorde të mëparshme kriminale, ku përmendet një grabitje në vitin 2022 në Ilion. Ai ka rrëmbyer një celular me thikë dhe një vjedhje celulari në Agios Panteleimonas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *