• |
ide | kryesore

Pjestari i grupit të famshëm korean gjendet i vdekur në banesë

Paparazzi, Slider



Idhulli i njohur i muzikës koreane dhe anëtari i grupit të njohur ASTRO, Moonbin është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Menaxheri i Moonbin e gjeti 25-vjeçarin të vdekur në shtëpinë e tij në Gangnam-gu, Seul, pasi shkoi për ta kontrolluar, pasi ai nuk u paraqit në provat e planifikuara. Shkaku i vdekjes është raportuar nga policia lokale si një vetëvrasje.

Policia e Seul Gangnam deklaroi: “Duket se Moonbin mori jetën e tij. Aktualisht jemi duke diskutuar mundësinë e një autopsie për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”.

Moonbin ishte i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm si balerin dhe këngëtar, dhe ai kishte një grup të madh fansasqë e ndiqnin si në Kore ashtu edhe jashtë vendit.

Para vdekjes së tij, Moonbin ishte planifikuar të performonte në Koncertin e ardhshëm Dream si pjesë e njësisë ASTRO Moonbin&Sanha.

ASTRO është një grup i njohur K-pop që ka bërë bujë në industri që nga debutimi i tyre në 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *