• |
ide | kryesore

Plagosen me thikë dy kushërinj në Rrëshen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë, Rrëshen, Fier, plagòsje



Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve. Të dy janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve dy të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga policia: 

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *