• |
ide | kryesore

Një pjesë titulli në Klasike e mbijetesa e vendosur në një derbi: ja për çfarë luhet në javën e 30 të Superiores

-Instant, F1, Sport
Klasike



Një Klasike e një derbi brenda të njëjtës javë nuk mund të mos merrnin vëmendjen kryesore në kampionat. Edhe pse, duhet thënë, tashmë të gjitha sfidat janë delikate. E ndarë në dy ditë mes të shtunës e të dielës, sipari i javës së 30 të Superiores ngrihet në Rrogozhinë. Gjithësesi në aksin Shkodër-Tiranë luhen gjithcka për titullin e mbijetesën.

Egnatia do të presë Laçin në një sfidë shumë fondamentale për Europën. Skuadra e Tetovës është e treta me 42 pikë, ndërsa kurbinasit kanë mbërritur në 39. I vetmi shqetësim për Nicën, me dy fitore radhazi, janë precedentët e këtij sezoni. Kurbinasit kanë humbur katër sfida e kanë barazuar një mes kampionatit e kupës.

Me rezultatin e kësaj ndeshje të mësuar, Vllaznia e interesuar direkt do të zbresë në fushë në atë që quhet Klasike e futbollit shqiptar, kundër Tiranës. Shkodranët e dinë mirë se humbja përballë kryesuesve do ti kompromentonte objektivin, të paktën përmes kampionatit. Por të njëjtën ndjesi kanë edhe bardheblutë. Loro Borici mund të jetë një nga stacionet e fundit para përplasjes direkte me Partizanin, ku të besuarit e Shehit mund të lënë pikë. Fitorja në Klasike do t‘i bënte kampionët në fuqi të vendosin njërën dorë mbi trofeun e dytë radhazi.

Po të shtunën në orën 18 do të luhet derbi mes Teutës e Erzenit. Një përballje në Niko Dovana, stadiumi që këtë sezon ka qenë shtëpia e të dy skuadrave. Martini duhet të shkundë të tijtë, të dalin nga zona playout. E shijakasit janë një kundërshtar direkt, që ata mund ta shënjestrojnë për t’a lënë pas në fund të kampionatit. Me 38 pikë skuadra e Kapllanit ka më tepër frikën e rënies se ëndërrën Europë. Por Erzeni do të donte t’i jepte fund serisë prej 4 ndeshjesh pa fitore, ndaj Teutës që është vetëm -3 prej tyre.

TË DIELËN

Kanë 24 orë kohë për të kthjelluar idetë dhe për të lexuar renditjen Kastrioti e Kukësi. Krutanët janë gjithnjë e më të fundit, por nuk duan të heqin dorë sa kohë matematika ia lejon. Hallaci në anën tjetër me 36 pikë duhet të largohet nga mbijetesa para se të shpresojë në diçka më shumë. I fundit do të zbresë në fushë Partizani, që do të presë Bylis në një betejë të vërtetë. Të kuqtë shpresojnë të kenë mundësinë të ngushtojë difernecën prej 5 pikësh me Tiranën. Ndërsa Bylis, në zonën e rënies me 33 pikë kërkon të qendrojë në shinat e Teutës në mos ta parakalojë, në garën e ethshme për shpëtim.

SUPERIORE, JAVA E XXX

22/04/23
Egnatia 15 : 00 Laçi
Teuta 18 : 00 Erzeni
Vllaznia 18 : 00 Tirana
23/04/23
Kastrioti 15 : 00 Kukësi
Partizani 18 : 00 Bylis



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *