• |
ide | kryesore

Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

-Instant, Lajme, Të fundit



Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.” ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *