• |
ide | kryesore

Taylor Swift zbulon lëndimin në prapaskenë

Paparazzi, Slider



Taylor Swift pohon se ajo është “plotësisht mirë” pasi fansat vunë re  këngëtaren duke performuar me një plagë gjatë shfaqjes së saj në Houston, Teksas.

“PS për ata që më pyesin se si e preva dorën, jam plotësisht mirë dhe ishte plotësisht faji im”, shkroi këngëtarja e “Anti-Hero”në Twitter të hënën krahas fotove të saj në skenë.

Swift  vazhdoi të shpjegont  se ajo u rrëzua në errësirën e prapaskenës” ndërsa po ndryshonte vshje duke e mbajtur rënien “me pëllëmbën e saj”. “Ishte e gjitha shumë e koduar me Merkurin në retrogradë. Mos u shqetësoni për mua, unë jam mirë, “tha ajo, duke bërë një referencë astrologjike të parashikuar gjerësisht se do të sjellë lloje të ndryshme fatkeqësish.

Fituesja e Grammy – e cila u nda me Joe Alwyn në fillim të prillit pas 6 vitesh u sigurua që të jepte një kthesë pozitive pavarësisht rënies së saj, duke e quajtur qëndrimin e tre netëve në Hjuston “të çmendur”. “Po zgjohem duke buzëqeshur duke kujtuar se sa shumë argëtoheshim të gjithë”, shkroi ajo.

Një përdorues i Twitter-it duartrokiti qëndrueshmërinë e Swift-it, duke shkruar: “Burrat anulojnë shfaqjet e tyre sepse goditën gishtin e këmbës në skaj të shtratit, ndërsa Taylor Swift performon një shfaqje 3 orëshe me gjysmën e dorës së saj të vrarë”. “Forca juaj mendore dhe fizike është vërtet frymëzuese. Faleminderit që na siguruat se jeni mirë”, ka shkruar një përdorues tjetër, duke e përgëzuar këngëtaren për vazhdimin e performancës./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *