• |
ide | kryesore

Milan ngre ofertën, rinovimi me Leao fare pranë: firma mund të vijë para derbit

-Instant, Sport, Video
leao



Një ditë në Casa Milan, në shoqërinë e babait të tij, për të blerë disa bluza. Por edhe për të vënë vulën e një dashurie të qartë dhe të ndërsjellë. Telenovela e rinovimit, me protagonist Rafael Leao, duket se po shkon drejt një fundi të lumtur. Javët e fundit kanë vazhduar bisedimet mes stafit të portugezit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Drejtuesit e kuqezinjve po bëjnë gjithçka për të kënaqur Rafa Leao. Ata e kanë rritur tashmë ofertën deri në 6.5 milionë euro në vit plus bonuse. Një lëvizje që ul efektivisht hendekun mes ofertës dhe kërkesës në gjysmë milioni. Kësaj i duhet shtuar edhe gatishmëria e Milan për të kompensuar lojtarin për 2 milionët e paguara deri më tani për Sporting Lisbona, nyja e vërtetë e negociatave.

Çështja është gjithmonë e njëjtë. Ato 22 milionë që Leao i detyrohet klubit portugez dhe që aktualisht po i paguan me mbajtjen e 1/5 së pagës. Por ekziston edhe mundësia që në fund të jetë Lille, klubi i përfshirë në çështje, që të marrë përsipër të gjithë borxhin. Francezët mund të përdorin këtë formë, për të mos humbur përqindjen e rishitjes së Rafael Leao, e pranishme në marrëveshjen me Milan.

Lexo më tej: Në Portugali të sigurtë, Leao nuk rinovon me Milan: zbulohet një kontakt i ri me Chelsea

DETAJET QË MUNGOJNË

Me pak fjalë, çështja është ende e hapur. Disa detaje mungojnë, siç e pranoi edhe vetë lojtari, por optimizmi sa vjen e rritet. Pas disa muajsh ngecje, negociatat po vazhdojnë dhe bisedimet janë të me sens unik. Pra me synimin e përbashkët për të arritur zgjatjen deri në vitin 2027 të kontratës aktuale, që skadon për një vit.

Në një farë mënyre, me sa duket, është çështje kohe. Nuk përjashtohet që akordi të arrihet, siç do të donin të gjithë, para gjysmëfinales së Champions League kundër Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *