• |
ide | kryesore

Nuk plotësoi formularin për PS/ Punonjësi i bashkisë së Patosit rrëfen dhunën nga shefi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka treguar sot detaje nga sulmi i eprorit të tij, pasi nuk pranoi që të siguronte votat e familjarëve për PS-në.

Bato Dalipaj refuzoi kështu që të firmoste një formular se sa persona ishin në familje.

Për gazetarin Ervis Kuçi, ai tha se gjatë natës ka pasur dhimbje të forta koke nga trauma. Ai tha se sapo kishte refuzuar që të plotësonte këtë formular, shefi i tij, Petrit Pëllumbi e kishte ndjekur në korridor dhe e kishte qëlluar nga pas.

“Gjatë gjithë natës kam pasur dhimbje të forta koke. Nuk pranova të plotësoj formularin që më dhanë. Formulari kishte të bënte me zgjedhjet. S’kam pasur konflikte të mëparshme me askënd. Në ketë punë kam 10 muaj, me kohë të pjesshme. Në ketë punë që bëj marr 12.000 lekë në muaj”, tha Dalipaj.



5 Comments

  1. Keso ngjarje nuk ndodhin askund ne bote,ndoshta ne rusi dhe bjellorusi,ndoshta…?por KY vend ka mbaruar tashma dihet.Me kujtohet pranvera ARABE ,shum shtete Jon derformu me ndihmen e faktorit nderkombtar,mos valle ka ardh koha te ne…?ndryshe SI spjegohet faktin as edhe ni reagim nga aleati Jone…nga EUROPA hiq SE hiq.

  2. Aha mbaroi ps me
    kete rrafje qe ka bere. Ky personi i rrafur eshte hero i vertet. Ne USA po te rrafesh nje zezak digjet komplet distrikti.

  3. Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

    Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *