• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet gjendja e Erdogan pasi ndërpreu intervistën LIVE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Erdogan



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i anuloi aktivitetet e fushatës të kësaj të mërkure me këshillën e mjekëve. Kjo për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas “Cumhuriyet”, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk një ditë më parë, gazetari papritmas ndaloi komunikimin dhe kërkoi kalim në reklama.

Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kameran Erdoganin. Pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh im Zot”.

I rikthyer pas reklamave, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja, por nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.

Autoritetet mohuan sot pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të Erdoğan. Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O i pa emër 10:02.Nuk është i Berishës por i kumandarit tënd Rama.Harrove që ka qenë dëshmitar në dasmën e vajzës së tij.Sa herë e ka taku , zyrtarisht e jo.Ju është fiksu Berisha sa ju del dhe në ëndërr ju patronazhistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *