• |
ide | kryesore

“Portugezi ishte instruktuar të fliste shqip”/ Zbardhet dëshmia kyçe për vrasësin e Nikulajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dëshmia e një vajze ka ndihmuar policinë që të arrijnë në gjurmët e shtetasve të huaj që ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj, mesditën e 19 prillit në Shëngjin.

Mësohet se dëshmitarja ka pasur informacion për lëvizjet e tyre dhe ka treguar para hetuesve se shtetasi portugezi, që kreu vrasjen, ishte instruktuar të fliste në shqip për të humbur gjurmët.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ajo nuk ka statusin e të penduarës së drejtësisë.

Zona e Shëngjinit ka shumë turistë për shkak se është një zonë bregdetare, por të dhënat nga dëshmia e gruas kanë sjellë zbulimin e autorëve të dyshuar.

Gjithashtu janë fiksuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Shkodër ku portugezi kryente blerjet e ushqimeve.

Prokuroria dhe policia kanë dyshime se gjenden përballë një grupi të strukturuar kriminal dhe kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje.

Dyshohet se portugezi që kreu ekzekutimin dhe 4 shtetasit britanikë që kishin rolin e vëzhguesve, janë paguar për të kryer vrasjen.

Deri më tani, ka dyshime se organizatori është Edmond Haxhiaj, por nuk dihet se cili nga anëtarët e familjes Lekstakaj e ka financuar.

Pas historisë së Gjakmarrjes mes familjes së Nikulajt dhe Lekstakaj mësohet fshihet një histori tragjike për një pagesë prej 10 mijë lekësh të vjetra për karburantin në vitet ’97.



4 Comments

  1. Lere se kte pune e zgjidh chuchka buri i kurves se ramegonorrese.
    Bashke me ulsi gojoren e me barkderrat e qelbure.
    Shtet hesapi…
    Jo dengla.
    U zgjidh problemi tani.
    Ridhjerja me pullicat dhe drejtesine qe do popolo delja e kane situan ne dore.

  2. E kap ardhji vjelliu.
    Kjo ka qene nje hasmeri e vjeter qekur Magelanit nuk i dhane leket.
    Fisi portugez fis i forte ecin me kanunin e Leke Gonzales Pedroza.
    Atje ne Lisbone ti shkojne, ti bejne namin.

  3. Ai mund të ketë leje qendrimi në Portugali, ID, por në fotot që boton vetë nga Greqia duket brazilian tipik.

    Brazilianët hyjnë pa visa në Portugali dhe në Shqipëri e me një gjoja kontratë pune marrin lejen e qëndrimit.

    Portugalia i favorizon si ish koloni dhe krahë pune apo tregti me favore, kurse Shqipëria vendosi të heqë vizat për brazilianët, pa reciprocitet, çka mbetet mister, pasi vec mishit kur s’ia pranon Europa, ose kafesë nga magazinat në Italinë e jugut, nuk kemi asnjë interes ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *