• |
ide | kryesore

PSG insiston për Parc des Princes: oferta për Bashkinë e Parisit është “qesharake”

-Instant, Sport
PSG



Siç dihet prej disa kohësh, Paris Saint Germain dëshiron të blejë dhe privatizojë Parc des Princes, impiantin ku klubi parisien luan ndeshjet e tij në shtëpi. Për momentin stadiumi është në pronësi të bashkisë së kryeqytetit francez. E negociatat e gjata për shitjen e tij te klubi i Al-Khelaifi duket se nuk kanë gjetur rrugëdalje. Gjithashtu, sepse sipas asaj që deklaroi kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, oferta e PSG është qesharake…

38 milionë euro. Kjo është oferta që PSG i ka bërë bashkisë së Parisit për t’u bërë pronar i Parc des Princes. Shifra u zbulua nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, e cila nuk hezitoi t’ia kthejë dërguesit: “Për të shitur duhen respektuar rregullat”, tha kryebashkiakja për TF1. “Stadiumi është i parisienëve, nuk është i imi. Jemi në një shtet ligjor, ndaj duhet të vendosim çmime që duhet të korrespondojnë me pasurinë. Klubi ofroi 38 milionë euro (bashkia kërkon 300 red). Mendoj se qesharake është fjala e duhur. Nuk ka më asnjë rrugë të mundshme”, përfundoi ajo.

Lexo më tej: Lajmi i bujshëm i La Repubblica: Mancini gati të lërë pankinën e Italisë, në sfond është PSG

Ngërçi mes bashkisë së Parisit dhe PSG-së po e shtyn Al-Khelaifi të largohet nga Parc des Princes dhe të synonte objektivin e madh. Ai kërkon të marrë Stade de France duke filluar nga viti 2025. Për ta bërë këtë, klubi duhet të dorëzojë brenda afatit të caktuar një aplikim për të marrë të drejtën e blerjes. Ky impiant është në pronësi të shtetit dhe do të përdoret për Olimpiadën vitin e ardhshëm. Tashmë do të kishte një projekt përmirësimi dhe ristrukturimi në Saint Denis, që përfshin afrimin e tribunave më afër fushës, për ta bërë atë më të përshtatshëm për futbollin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *