• |
ide | kryesore

“Shes motor Yamaha”/ Si ra policia në gjurmët e ekzekutorëve të Nikulajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Saraiva motor



Motori i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës u gjet rastësisht nga një kërkim në Google. Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.

Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim. Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.

Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.

Por Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.

Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, pak larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq. /Ora News



2 Comments

  1. Pse me duket i gjithi nje inskenim alla babale e gjithe kesaj ngjarjeje ?
    Kjo eshte nje polici e pabesueshme dhe shume partiake .

    1. Ik o te qifsha robt qe per cdo gje qe zbulohet eshte e pabesushme, kur nuk zbulohet eshte polici kari, jeni bere aq idjota sa edhe vete po i besoni,shkoni ne demostrata, per hajdutet ju edhe flkini per varferine, ikni se kane dale sote, Rama, Berisha edhe Meta, ikni se pastaj sdo ju hahet buka, kara njererz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *