• |
ide | kryesore

Inter takohet me Chelsea për Onana: refuzohet Kepa, zgjedhja e parë është Vicario

-Instant, Sport
Onana



Ka pasur një takim të rëndësishëm mes Inter dhe Chelsea në Milano, për të diskutuar situatën e André Onana. Blues duan të marrin në Londër portierin kamerunas, që mbërriti si transferim i lirë te Inter nga Ajax. Ka vetëm një problem, bisedimet e para mes palëve shërbyen për të vendosur piketat për një negociatë që do të nisë në javët në vijim. Inter kërkon të paktën 40 milionë euro dhe e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të përfshijë në cështja Kepa. Përjashtimi në tratativë i portierit spanjoll të Chelsea, nuk i mbyll megjithatë derën lojtarëve të tjerë në shkëmbim.

Në fakt, Inter ka ide të qarta edhe nëse do të linte Onana të largohej. Transferimi në radhë të parë do të krijonte një plusvalencë të rëndësishme. Zgjedhja e parë është Guglielmo Vicario i Empoli, i cili foli me zëvendësdrejtorin e Inter, Dario Baccin, pak para ndeshjes mes toskanëve dhe zikaltërve.

Duke iu rikthyer diskutimeve me Chelsea, zgjidhja e preferuar e Inter do të ishte një marrëveshje pa lojtarë në shkëmbim. Por klubi anglez në fakt ka një skuadër pothuajse të pafund në dalje. E mes lojtarëve që janë jashtë planeve të ardhshme mund të ketë disa marrëveshje që zikaltrit janë të gatshëm t’i vlerësojnë.

Lexo më tej: Video/ Inter nervoz para Benfikës: Onana e Brozovic sherr para gazetarëve, i ndajnë shokët e skuadrës

Një prej tyre është Chalobah, i cili mund të zëvendësojë Skriniar në mozaikun interist. Por nuk është pa interes edhe Loftus-Cheek për në mesfushë. Dy lojtarë të rëndësishëm që, megjithatë, janë në shënjestër të klubeve të ndryshme europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *