• |
ide | kryesore

Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani sjell pretendime të të shkarkuarëve nga Luan Daci

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 19 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu të cilët kanë patur në trup gjykues anëtarin e shkarkuar në KPA, Luan Daci, i janë drejtuar këtij institucioni, për të rishikuar vendimin e shkarkimit.

Shkak është bërë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish prokurorin Besnik Cani, që i ka dhënë të drejtë për të rishikuar vendimin. Numri i kërkesave pritet të rritet pasi mësohet se Daci ka marrë pjesë në 34 vendime shkarkimi. Deri tani KPA nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat. Por ato janë pranuar dhe hedhur në short për t’u caktuar trupa gjykuese.

Për avokatin Arbër Hoxha vendimi i Strasburgut është individual dhe nuk mund të ketë ndikim edhe në subjektet e tjera. Sipas tij subjektet kanë të drejtë të bëjnë përpjekjet e tyre, por ligjërisht një vendim rrëzohet nga një Gjykatë me e Lartë jo nga gjykata që ka dhënë vendimin.

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit u dorëzua në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Dy anëtarët e KPA-së akuzohen se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit dhe se kanë kryer evazion fiskal e fshehje pasurie. Për Dacin vendimi i dënimit ka marrë formë të prerë në të gjitha shkallët ndërsa Hajdari është ende në proces.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *