• |
ide | kryesore

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zëvendëson Luan Dacin, në vend të tij gjyqtarja Mimoza Tasi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zëvendësuar anëtarin Luan Daci pas shkarkimit të tij përfundimtar nga detyra si pasojë e dënimit në gjykatë. KPA, pasi ka konstatuar ndërprerjen e mandatit të Luan Dacit dhe mbetjen e vendit vakant të funksionit të tij, e ka zëvendësuar atë me gjyqtaren Mimoza Tasi. Kjo e fundit, ishte zgjedhur nga parlamenti si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që është institucioni i shkallës së dytë të vettingut për zyrtarët e drejtësisë.

Luan Daci u dënua nga gjykata me 6 muaj heqje lirie për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi në dosjen e aplikimit për emërim në KPA kishte fshehur dokumentin e një mase disiplinore të vendosur ndaj tij nga KLD. Pas dënimit të formës së prerë në gjykatë, KPA vendosi shkarkimin e Luan Dacit duke i ndërprerë mandatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *