• |
ide | kryesore

“Falsifikim intelektual”/ Daci kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij: Kjo vepër penale, nuk ekziston

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, gjyqtari Luan Daci ka folur publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë për veprën penale të falsifikimit. Daci ka renditur të gjitha arsyet, që sipas tij, tregojnë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë me gjashtë muaj burg është i kundërligjshëm.

Gjatë deklaratës së tij Daci ka thënë se GJKKO e ka dënuar atë për “Falsifikim Intelektual”, dhe e ka cilësuar këtë gjë si një “shpikje juridike”. Sipas gjyqtarit, kjo vepër penale nuk ekziston në legjislacionin penal shqiptar. Ai tha se qëllimi i konferencës ishte sqarimi i situatës së tij juridiko-kushtetuese.

Daci mohon të ketë falsifikuara dokument zyrtar dhe se masa disiplinore ndaj tij ka ndodhur 20 vjet para aplikimit të tij për organet e vettingut dhe se ansjë masë disiplinore nuk zgjat për kaq shumë vite.

“Masa disiplinore e pretenduar është marrë në mungesë time plot 20 vjet përpara aplikimit tim për në pozicionet e vettingut (1997-2017) dhe se nuk jam njoftuar asnjëherë për të përpara fillimit të procedimit penal (2020). Gjithashtu, theksoj se nuk ekziston asnjë masë disiplinore me kohëzgjatje 20-vjeçare”, tha Daci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *