• |
ide | kryesore

Strategjia/ Si shkëmbejnë favore elektorale Rama dhe Erdogan

-Instant, Kryesore, Lajme
rama erdogan



Edi Rama ka shfrytëzuar një forum ndërkombëtar si ai ekonomik i Delfit për te bërë fushatë për vëllain e tij Erdogan, në vështirësi sipas mediave perendimore përballë koalicionit opozitar në zgjedhjet presidenciale të 14 majit. Pikërisht në Greqi përballë një publiku të huaj kryeministri shqiptar ka thënë se ai është i njëanshëm në këtë garë pasi ka një miqësi të vecantë me Raisin turk; “Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë”. As vendi që zgjodhi për ta bërë këtë deklaratë dhe as koha (2 javë para zgjedhjeve) nuk lejojnë asnjë dyshim se ajo ka nuanca elektorale.

Lexo me tej:

Rama në Greqi: Erdogan ka bërë punë të shkëlqyer

Në fakt nuk është hera e parë që ndodh kështu. Edhe pesë vite më parë atëherë kur vëllai Rexhep tentoi me anë të një kushtetute të prerë si kostum me porosi të shndërrohej në sulltanin e ri të Turqisë, Rama e mbështeti atë publikisht. Ai dha një intervistë të posatçme nga Tirana për “Anadolu Agency” ku theksoi admirimin për të:

 “Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”. Ndonëse ne bilancin e athershëm të Erdogan numëroheshin 120 gazetarë të burgosur, 50 mijë persona të arrestuar si të dyshuar për bashkëpunim me puçistët e verës 2016, 140 mijë funksionarë, profesorë dhe jurist të pushuar nga puna, kryeministri demokrat shqiptar nuk pati skrupuj të bënte thirrje për fitoren e tij në zgjedhjet e 24 qershorit 2018.

Në fakt kjo mbështetje nuk ka vetëm një kah. Nga ata e tij presidenti turk është angazhuar shumë më tepër që Rama të qëndrojë në pushtet. 

Analiza në BBC/ Erdogan në vështirësi si kurrë më parë 

Të gjithë i mbajnë mend batutat e Edi Ramës me Erdoganin, në 6 janar2021, në Stamboll, kur kryeministri shqiptar e vendoste në sedër duke i ngritur pikëpyetje autokratit turk nëse do ta mbaronte spitalin e Fierit në kohën e premtuar dhe ky i fundit i përgjigjej me tre gishtat lart: “Po Edi, do ta kesh gati për zgjedhje”.

Tre muaj e gjysëm më pas, në 21 prill, Edi Rama e mbylli fushatën elektorale në spitalin turk me një urim nga Raisi, që dëshironte fitoren e rilindjes dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.

“I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro- turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, tha ai në një video mesazh.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por kjo nuk qe ndihma e vetme që lideri i Ankarasë i dha “vëllait” të tij për zgjedhjet politike.

Në pikën e vet më të të zezë, kur pandemia po bënte kërdinë në fillim të 2021, Rama u drejtua nga Erdogan për të siguruar vaksinat kineze. Pasi Covax po sillte doza me pikatore, pasi Pfizer dërgontr aq doza sa për të larë gojën, pasi BE e la jashtë vëmendjes krejt Ballkanin Perendimor, vetëm falë ndërhyrjes së Erdoganit, Edi Rama ia doli të imunizojë popullsinë me SinoVac.

Përpjekjet e sulltanit të ri otoman për të ndikuar në zgjedhjet shqiptare nuk u mjaftuan vetëm në tregun e brendshëm. Me aq sa kishte mundësi, regjimi turk u përpoq t’i jepte kanakarit të tij në Tiranë edhe një aureolë ndërkombëtare. Pas pritjes madhështore që Erdogan i organizoi Ramës në Ankara, ai u përpoq t’i jepte atij edhe rolin e negociatorit për marrëveshjen e hapësirës detare të mesdheut lindor mes Turqisë dhe Greqisë. Ministri i jashtëm turk, Mevlud Çavushoglu deklaroi personalisht në 11 janar se donte ta linte në duart e shefit të qeverisë shqiptare këtë stafetë.

“Ftojmë Greqinë që të zhvillojmë mbledhjen e parë eksploruese të bisedimeve brenda muajit Janar. Pas takimit të parë, jam i gatshëm të shkoj në Tiranë për të takuar Dendiasin me ftesë të Ramës. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi dhe së shpejti të nisim bisedimet eksploruese”, deklaroi ai.

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Ndonëse një ofertë e tillë u shmang me përbuzje nga Athina që e hodhi poshtë një rol ndërkombëtar për Ramën, aureola e një njeriu që i tejkalon përmasat e ngushta të Shqipërisë u përdor shumë nga njerëzit pro Ramës në prag të fushatës. Madje një analist pro tij, e krahasoi sy më sy me rolin e Ali Pashë Tepelenës në historinë e këtij vendi.

Pra para dhe pas fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme 2021, Erdogan, konkretisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht ka mbështetur fitoren e një mandati të tretë të kryeministrit aktual.

Një vit e gjysëm më parë Erdogan nuk bëri gjë tjetër vecse persëriti mbështetjen që i dha  “vëllait” të tij politik edhe në zgjedhjet e vitit 2013 kundër Berishës atëhere në qeveri, edhe kundër Bashës në 2017. 

Tetë vite më parë, lideri turk, atëherë kryeministër, u bë i pari udhëheqes botëror në detyrë që e priti Ramën gjatë fushatës elektorale në 30 maj 2013. Mëria e sulltanit të Bosforit me Berishën dhe fakti që ky i fundit nuk kishte pranuar të votonte njësoj si Turqia për rastin e Palestinës në OKB, e bëri Erdoganin të merrte krahë në fushatën elektorale që e solli kryesocialistin në pushtet. Atëhere Edi Rama u foli shqiptarëve duke pasur në sfond pallatin e Dollmabahçesë dhe duke u premtuar se së bashku me vëllain Taip “do të bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”. Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Tëitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…” T. Erdogan! (faksimilja poshtë)

——————————————————————————————————————————————————————————————

Katër vite më pas Erdogan përsëriti të njëtën fabul. Ai pranoi gjatë fushatës një intervistë në Top Story me Sokol Ballën, ku nuk e fshehu mbështetjen për Ramën. (faksimilja poshtë)

——————————————————————————————————————————————————————————————

 

Andi Bushati:Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, vizita e parë dy palëshe që bëri Rama, ishte ajo tek partneri i tij strategjik turk te cilit me sa mundet po i kthen reston në ditën e vet më të vështirë. 

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Kur e drodhi dhe Luizi dhe i çon urime për fitore Benetit, pse të mos e dredh edhe Rama.
    Mos i jepni asnjë votë Luizit.
    Jepjani Deas. Ata janë familje me PD -në.

  2. LETËR E HAPUR SALI BERISHËS.

    I nderuar Prof.Dr.shkëlqesi Nongrata Sali Barisha.
    E lexova letrën tuaj të hapur ku i drejtoheni çdo shqiptari, ku shprehni merakun tuaj mbi shpopullimin e Shqipërisë. Keni të drejtë, se kjo është një dramë e vërtetë. Por sipas jush fajin e ka vetëm Rama, i cili gjithmonë e më shumë ka akumuluar pushtet, aq sa është bërë autokrat. Ju keni qënë president dhe kryeministër. Mburreni se keni rrëzuar komunizmin dhe keni futur Shqipërinë në Nato dhe keni bërë të mundur liberalizimin e vizave me BE. Le t’i marrim gjërat me radhë. E para, ju e dini shumë mirë që komunizmi më shqipëri nuk ra prej jush apo studentëve. Ekonomia në Shqipëri kishte falimentuar. Ramiz Alia e kuptoi që duhej të lëshonte pushtet se kishte rënë edhe muri i Berlinit. Gjithandej kishte rënë komunizmi, e madje ishte rreziku që Ramizin ta dënonin e ta pushkatonin nëse do mbante me dhunë pushtetin në ato kushte, ashtu siç kishte ndodhur me homologët e tij në vende të tjera të Europës. E në fakt, ju e falenderuat shokun Ramiz më fjalimin tuaj para studentëve në QS. Kjo ishte marrëveshja. Ramizi po programonte të lëshonte pushtetin edhe te parti gjasme opozitare apo progresiste, drejtues të së cilës do ishin ish komunistë dhe ish spiuna. Ju ishit ish komunist i bindur i partisë. Mjafton të kujtoni episodin kur nuk thoshit se nuk do e lanit dorën kur takuat shokun Enver. Përveç jush, kush ishin demokratët e rinj të tjerë? Fahri Balliu që punonte te Zëri i popullit e me siguri ka qënë spiun? Kush ishte student i dhjetorit? Blendi Fevziu që thonë se ka qënë spiun me pseudonimin “Korani”? Kush ishte gazetarët demokratë? Preç Zogaj me pseudonimin “Çiftelia”, apo Frrok Çupi me pseudonimin “Llulla”? Pra, demokratët e rinj ishin një çetë ish komunisto spiunash. Ju keni qënë president. Cili ishte modeli juaj i deklaruar i zhvillimit ekonomik? Firmat piramidale që ii vodhën paratë dhe kursimet shqiptarëve. Kurse nga letrat tuaja me vlerë (Bonot e famshme të privatizimit)kush fitoi? Vetëm mafia dhe miqtë tuaj, politika. Ata ua blenë njerëzve për pesë lekë 1-5% dhe me ato pastaj u bënë pronarë apo aksionerë kompanish e biznesesh. Populli si gjithmonë e hëngri sa krahu. Të gjitha këto fakte të ndodhura ishin faktorë realë për shpopullim. Por pse nuk u shpopulluan shqiptarët kaq sa sot? Sepse ata që kishin për të ikur, ikën që kur u hapën kufijtë. Të tjerë vazhduan ikën. Ata që ngelën u mjaftuan me ato pak sa kishin, se sidoqoftë ishin pak më mirë se thërrimet ku ishin katandisur në fund vitet 80. Por sot shqiptarët nuk janë të gjithë të kënaqur me thërrime, se kur shohin që pushtetarët apo gomerë e banditë bëhen milionerë, atëherë largohen, se pabarazia thellohet. Më vonë në 2005-2013 u bëtë kryeministër. Gjatë sundimit tuaj u liberalizuan vizat. Po të shikoje në rrethe, punonte mesatarisht një njeri për familje, ndërkohë që ju deklaronit rrogat mestare 700 euro. Përralla! Shqiptarët kishin vizat por nuk kishin lekë për urban. Dhe këtë gjë e demostron Belua yt sot, kur thotë se do bëjë biletën falas. Kjo quhet lëmoshë në mjerim. Njerëz që nuk kanë punë e as shërbime cilësore, iu premtohet lëmoshë. Pse? Sepse ata duhet të jenë të varfër që të jenë përherë të varur nga lëmosha e politikës. Gjithashtu gjato sundimit tuaj ngritët dhe lejuat universitetet private piramida. Qëllimi i tyre ishte zhvatja e shqiptarëve duke ua marrë edhe ato pak kursime (duke iu ofruar ëndrrën universitare false), dhe dhënia e një kartoni pa vlerë. Ky karton do kishte vlerë vetëm për gomerët e partisë dhe miqtë e politikës që ishin kryesisht ngelësa gjmnazi dhe duhej të kishin sezbën diplomë që zë zinin vendet në shtet, e këshzu do sundonit përjetësisht me injorantët, gomerët dhe servilat. Por ja që nuk të lanë, shqiptarët të dhanë 1 milion shuplaka. Dhe sot e kësaj dite, pasi ke bërë aq shumë për shpopullimin e shqiptarëve, pasi ke lënë intelektualët papunë gjatë sundimit tënd, ngrite një sistem korruptiv nepotik. Bere drejtor Belind Këlliçin më ministri në 2009 ndërkohë që diplomën ia njehsuat në 2010. E ndërkohë Belindi kishte bachelor e ia njohët si master, por pa pasur deftesë të shkollës së mesme. E bëtë Belon drejtor pa pasur asnjë eksperiencë pune. E bëtë drejtor edhe te bashkia e Lulit më pas. Pra, për miqtë tuaj vendet janë gati dhe merren pa asnjë lloj merite. Kjo është arsye madhore për shpopullim. Ndërkohë shqiptarëve nuk iu haper asnjë derë pa korrupsion e pa qënë militantë partie. Madje duhet të jwsh i gatshëm të firmosësh hajdutllëqet e drejtorave. A mund të më thoni, me gjithë këto që keni bërë, për çfarë dreqin e doni prapë votën?

  3. “SHBA është fuqi kolonialiste”, intervista e Berishës për TV iranian, arsyeja e shpalljes non-grata?!Mos u mer me letra anonime o ceceni Xixa se ne kohen e enverit babait shpirteror te salihut me shoket e tij

  4. Jo vetem qe jeni komplet te pa informuar por jeni teresisht tendecioz ne lidhje me TURQINE, REIS-in apo SULLTANIN sic keni deshire qe t’a “anatemoni”. SHQIPERIA, gjate gjithe historise se saj, ka qene ose e pushtuar ose vasale e fuqive te tjera (prandaj te ashtuquajturat ELITA, jane gjithmone gjakprishura dhe ANTIKOMBETARE) ARNAVUTLUK-u vazhdon edhe sot qe te jete i pushtuar nenkthetrat e ndyra te mafiozit nderkombetar SOROS. Ne historin tone pjesa me e ndritur e saj, ka qene periudha OSMANE dhe mos harroni qe historia perserit vetveten. Sa i perket marredhenieve Turqi-Shqiperi, TURQIA. per shqiptaret eshte i vetmi aleat, vend mik, partner strategjik, te tjerat jane pallavra qe s’ia vlen qe te merresh me ta e me to. Erdogani e ka shume te qarte se kush eshte, cfare perfaqeson zagari i Soros,.Edvin Kristaqi, por, cdo gje ka kohen e vet. Ne lidhje me mediat e perdala si BBC & CO. ose Pravda-t per fatin e tyre te keq Erdogani do te fitoj perseri me 54%, s’kemi se cfare te bejme e don POPULLI, e votojne MILETI, a themi DEMOKRACI, pafshi endra te bukura pa ERDOGAN, KAQ!

  5. “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”
    Ky është sllogani partiak i Ramës për mandatin e tij të tretë.
    A nuk është ky sllogan një thirrje për luftë kundër homoseksualizmit ?
    Përse ka krijuar ai të vetmen qeveri amazonike në botë ?
    Pikërisht për të realizuar këtë sllogan.
    Akuzohet se është pjellë e komunizmit konservator.
    Është e kundërta,.
    Ai është një i djathtë ekstremist konservator që lufton homoseksualët.

  6. ”Saliu planifikoi vrasjen e Shkëlqimit sepse Tropoja po dilte jashtë komandës së tij”, dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha: Fatmiri qëlloi Hakiun

  7. Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, “hiq intelektualët dhe mblidh injorantët”

  8. CORRUPTION AND DEPOPULATION

    A land of beauty, a nation of pride,
    Albania, where mountains and sea collide,
    But alas, corruption, politics, and depopulation,
    Have cast a shadow over this land of creation.

    Politics, where truth is led astray,
    A toxic mix that has kept the people at bay,
    A machine that works only for a few,
    Leaving the rest, in a surrealistic view.

    Where promises are broken and lies are told,
    Where the greedy get rich and the poor are sold,
    Where opportunities are only for the elite,
    It’s a system that’s falling to its feet.

    Corruption, the enemy of progress and hope,
    The poison that eats away, like a demonic scope,
    A cancer that has infested allready this land,
    Stifling growth, like a big chain in hand.

    And depopulation, a result of this rot,
    People leaving their homes, a sad and grim thought,
    Families torn apart with no hope to thrive,
    A nation that’s struggling to stay alive.

    Families torn apart, as loved ones leave,
    In search of better opportunities to conceive,
    Depopulation, a symptom of a larger ill,
    Leaves empty homes and valleys that are still.

    But the people of Albania, strong and resolute,
    Will not be silenced in this corrupted salute,
    They rise in unity, a single voice,
    Demanding change, a new path, their choice.

    A path that honors the people, and not just the few,
    Where justice, truth, and accountability are true,
    Where opportunities are real, and not just a mirage,
    A future that’s bright and free of this scourge.

    Albanian nation, what’s to be done?
    The hour is late, but we can’t shun,
    We must fight against corruption and greed,
    And reverse the tide of this sorrowful need.

    Let’s create opportunities for the young,
    A future where hope and success are towed,
    Where the people count, and not just a few,
    A future that’s bright and filled with virtue.

    Let’s rebuild trust and justice too,
    A system that’s fair and bows to true,
    Let’s treasure our people, for they are dear,
    And bring back prosperity, love, and cheer.

    For Albania, a land of ancient story,
    The road ahead may seem tough and gory,
    But with optimism, persistence, and hope,
    We’ll turn it around, and rebuild with scope.

    Albania, a land of ancient story,
    You’ll rise again, with truth and glory,
    Pushing back against corruption and depopulation,
    A new hope will emerge, a new sensation.

    Dear Albania, may you rise again,
    A land of hope, beauty, and zen,
    A land where progress and prosperity will reign,
    A place where peace and contentment will sustain.

  9. “Po më godasin amerikanët se jam mysliman” (!) Një bisedë e pabesueshme e Berishës me iranianët (publikuesi thotë që është në dosjen e tij non grata)

  10. o popull vereqire e maskara o popull i shitur o btheqira qe shiteni per njie thes me miell vdekje erdogan vdekjie ramutit po shikoni cfar cmimesh ka ky rac mut me bordin e bordellit po nenken tja u qije i o jashte qitja e turko evgjiteve

  11. What should a mayor do for the city he leads?

    A mayor’s job is not just to rule,
    But to serve and guide with a heart so full,
    Of love for the city and its people too,
    To make it the best, it can be, anew.

    A mayor should work with passion and zeal,
    And strive to keep the city’s welfare, as their ideal,
    To improve the economy, to create job opportunities,
    And to maintain the environment, without any disparities.

    To keep the streets safe, and the neighborhoods clean,
    To give the people access to healthcare, no matter the scene,
    To ensure there’s education for all, from the children to the youth,
    And to promote culture and sports, for some lively sleuth.

    The mayor should look beyond party lines,
    And keep everyone’s interests in mind all the time,
    To constantly make improvements, here and there,
    And create a city, so prosperous and rare.

    So, what should a mayor do for the city they lead?
    Be a true leader and guide, taking on every heed,
    With courage and determination, they should strive,
    To make the city a place where everyone can thrive.

    A mayor should listen to the concerns of the people,
    And address them with action, rather than just feeble,
    Promises and words, that they cannot keep,
    For it’s the results that matter, and that’s what people seek.

    They should foster a sense of community and unity,
    Encouraging people to work together with sincerity,
    To build a city that’s inclusive and diverse,
    Where everyone’s accepted, and their voices heard.

    In short, a mayor’s job is to serve the city and its people,
    To be a strong and compassionate leader, not just feeble,
    To work towards creating a better tomorrow,
    And to inspire the city to reach new heights, not to borrow.

    So, if you’re a mayor, or aspire to be one,
    Remember the responsibilities, and what must be done,
    To make your city a place where everyone can grow,
    And prosper, and call it home. Take actions that benefit the community,
    With honesty, integrity, and transparency.
    Hold yourself accountable for your decisions,
    And be willing to make tough choices with precision.

    To be a great mayor, always keep in mind,
    That it’s not about power, fame, or being blind,
    To the needs of your constituents, who rely on you,
    To lead the city in the right direction, and see it through.

    So, make the city a place where people want to live,
    With vibrant neighborhoods and opportunities to give,
    A sense of belonging, safety, and pride,
    To all who call it home, each race and every side.

    For a mayor’s legacy is not just in their term,
    But also in the changes they inspire and affirm,
    In the lives of their people, for years to come,
    And that, dear mayor, should be your ultimate outcome.

    A mayor holds a title of great weight,
    For a city’s well-being is their ultimate fate.
    Leadership, vision and dedication they require,
    To keep their city safe, thriving and inspired.

    To lead with fairness and impartiality,
    For all citizens, regardless of nationality.
    To prioritize public safety and maintain law,
    Ensuring every resident feels secure and raw.

    The mayor must invest in the city’s growth,
    To ensure its prosperity and bring forth a youth.
    Creating jobs, improving infrastructure and the likes,
    To bring in new businesses and transform alike.

    Education and healthcare are also key,
    For a smart and healthy population is a guarantee.
    Investing in schools, hospitals, and caring for the needy,
    Ensuring every citizen has a chance to succeed.

    The mayor should foster a vibrant cultural scene,
    With events, entertainment, and museums quite keen,
    Promoting the city’s uniqueness throughout the land
    Bringing together the people, hand in hand.

    It is upon the Mayor to serve every aspect,
    In the city, from the economy to the environment and the societal effect,
    Maintaining a balance between progress and preservation,
    To consistently improve the city’s situation.

    In addition to it all, the mayor must listen and communicate,
    With the citizens of the city, to know their needs and relate,
    To involve them in decisions that affect their daily lives,
    And act on their feedback to help the city thrive.

    A mayor bears immense responsibility,
    To lead and serve the community with great ability,
    To make the city a desirable place to live,
    And for every resident, happiness to give.

  12. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
    Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës.

  13. Të gjith lider, e vendeve islamike, jane hajdute, otokrat, dhe shumica prej tyre edhe vrase, në kët rast siç ështe edhe Erdogani, prandaj edhe ne në Shqiprie, për fate të keq jemi me shumice Muslimane, dhe nuke bëm përjashtim, nga vendet e Lindjes islamo-komuniste. Rama Saliu dhe Meta tek Erdogani dhe lidret si Erdogani, shohin vetveten e tyre prandaj i kane vllezer dhe illui.

  14. Këlliçi u përpoq sot të tallej me një qytetar, i cili e telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    I kapur keq se si ishte e mundur që një telefonues kishte kaluar sitën e regjisë dhe po fliste mirë për Veliajn, Këlliçi u mundua ta bullizojë atë me pyetje cinike dhe arrogante. Por, qytetari vijoi në të tijën kur tha se shkolla e re “Qazim Turdiu”, e ndërtuar nga Veliaj, ishte ndërtuar e re me ngrohje dhe ndërkohë, ka parë shumë pemë të mbjella në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *