• |
ide | kryesore

Video/ Favorizoi Bayern për titullin, arbitri Stegemann i mohoi penalltinë Dortmund: “Ndihem një m*t”

-Instant, Sport, Video
Stegemann



Një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjtë Borussia Dortmund dhe që rrezikon të jetë vendimtar në garën për Meisterschale. Arbitri Sascha Stegemann mban peshën e këtij gabimi të kryer gjatë ndeshjes mes verdhezinjve dhe Bochum. Sfida e zhvilluar mbrëmjen e së premtes përfundoi me rezultatin 1-1, me një penallti të pastër të mohuar për skuadrën e Terzic. Ai që iu kthye historisë, që po shkakton shumë diskutime në Gjermani, është vetë arbitri gjerman në një intervistë radiofonike me ËDR2: “Jam i zemëruar për atë që ndodhi, ndihem si m*t – ishin fjalët e tij -. E imja ishte një natë pa gjumë dhe kjo nuk është e mirë. U zgjova me një ndjenjë të keqe, sepse isha i inatosur që nuk mora vendimin e duhur. Duke e riparë aksionin është një penallti në favor të Borussia. Nga fusha nuk e pashë, e pata përshtypjen se ishte diçka e kërkuar”.

Episodi në fjalë zhvillohet në minutën e 65′, me rezultatin tashmë të barabartë. Ndërhyrja e Soares ndaj Adeyemi është flagrante jashtë kohës dhe përsëritjet lënë pak vend për dyshime. Megjithatë as Stegemann dhe as Robert Hartmann, arbitri VAR i ndeshjes, nuk dalluan ndonjë parregullsi dhe aksioni vazhdoi.

ARBITRI SHFAJËSON EDHE KOLEGUN E VAR

Stegemann ka dashur të shfajësojë kolegun e tij të ulur në monitor: “Ai arriti në përfundimin se nuk ishte një gabim i dukshëm. E për këtë arsye nuk më këshilloi të shkoja dhe ta shihja përsëri. Me atë që pashë tani, do të ishte më mirë t’i hidhja një sy tjetër. Megjithatë, si arbitër, gjithmonë duhet të zgjidh situatat në fushë pa përdorur videon”.

Me një pikë, BVB është ngjitur në 61 dhe tani po pret me ankth ndeshjen mes Bayern Munich dhe Herta Berlin, i fundit në renditje. Nëse do të kenë sukses, bavarezët do të kalonin verdhezinjtë në krye të renditjes, duke u ngjitur në +1 me katër ndeshje nga fundi i kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *