• |
ide | kryesore

Sulme me raketa në Ukrainë, një person i vrarë dhe 25 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa në Ukrainë, duke sulmuar për herë të dytë në tre ditët e fundit para se të agonte mëngjesi.

Një person mbeti i vrarë në rajonin e Hersonit, ndërsa 25 persona, përfshirë këtu tre fëmijë, mbetën të plagosur në Dnipropetrovsk.

Një nga objektivat kryesore ishte qyteti Pavlohrad, pranë Dnjepërit. Një zyrtar i emëruar në atë zonë nga Rusia tha se ishin goditur burimet që do ta mundësonin një ofensivë ukrainase. Duke shkruar në platformën Telegram, zyrtari Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.

Nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla e kopshte dhe pesë dyqane mbetën gjithashtu të dëmtuara.

Administrata ushtarake ukrainase e Dnipropetrovsk e përshkroi atë si një “natë dhe mëngjes tragjik”. Rundi i fundit i sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit vjen vetëm disa ditë pasi 23 persona u vranë në sulmet që synonin qytetin në Ukrainën qendror, Umanin. /REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *