• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht një grua nga Sri Lanka në kufirin me Malin e Zi, kapet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 36 vjeçar nga Sri Lanka është vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme drejt Malit të Zi një shtetase.

Sipas policisë mësohet se është arrestuar shtetasi J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.

36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *