• |
ide | kryesore

Cher i jep fund lidhjes me partnerin 40 vite më të ri

Paparazzi, Slider



Cher thuhet se është ndarë me të dashurin e saj shumë më të ri Alexander “AE” Edwards.

Një burim i tha TMZ të hënën se këngëtarja “Believe” dhe reperi i dhanë fund lidhjes së tyre “disa javë më parë”, por arsyeja e ndarjes nuk u bë e ditur. Ish-çifti ndezi thashethemet e fejesës në dhjetor 2022, kur Cher u pa me një unazë masive diamanti me vlerë 250,000 dollarë.

Këngëtarja e “If I Could Turn Back Time” madje tha në atë kohë se do të dëshironte t’i tregonte nënës së saj të ndjerë, Georgia Holt, unazën që i kishte dhënë i dashuri i saj i atëhershëm.“U zgjova pak minuta më parë dhe gjëja e parë …Hapa sytë, mendova…Më duhet të shkoj ke mamaja ime dhe t’i tregoj unazën time…”ajo i do diamantet”, shkroi më parë Cher në Twitter. “Para se ta kuptoja, kisha pak lot, por jam e sigurt që kjo është e natyrshme,” vazhdoi ajo.

Megjithatë, burimi i TMZ pretendon se Cher dhe Edwards nuk ishin fejuar kurrë, por dyshja thjesht vendosën të “luanin në spekulime”. Ajo nuk e ka adresuar vetë ndarjen e përfolur në rrjetet sociale.

Dyshja u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në nëntor 2022, pasi u panë të kapur për dore në një mbrëmje në Los Angeles. Atëherë pati shumë reagime ë për diferencën e tyre gati 40-vjeçare në moshë, por Cher e mbrojti atë me vendosmëri, duke postuar në Twitter, “a nuk ke asgjë tjetër të bësh?! Më lejoni të shpjegoj… NUK më intereson.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *