• |
ide | kryesore

Misteri/ Ç’ndodhi me 7 trupat e pajetë në një banesë në Oklahoma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
trupa



7 trupa të pajetë u gjetën në një pronë në Henryetta, një qytet i vogël në Oklahoman rurale gjatë një kërkimi për dy adoleshente të zhdukura. Policia tha se besonte se vajzat që po kërkonin, Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer 16-vjeçare ishin midis trupave të pajetë.

Autoritetet konfirmuan se mes tyre ishte edhe kufoma e Jesse McFadden, një kriminel dhe person i dënuar më herët për krime seksuale. Policia tha se ka dyshime se vajzat po udhëtonin me të. Policia nuk ka folur ende për shkaqet e vdekjes.

Zyrtarët lokalë nuk i kanë identifikuar publikisht 4 trupat e tjerë, por një 59-vjeçare nga Westville u tha mediave se viktimat e tjera ishin vajza e saj, Holly Guess, 35 vjeç e martuar me McFadden dhe nipërit e saj, Rylee Elizabeth Allen, 17 vjeç, Michael James Mayo 15 vjeç dhe Tiffany Dore Guess 13 vjeç.

Ajo tha se ishte zyra e sherifit që e kishte njoftuar. Sipas 59-vjeçares, familja e saj nuk kishte ditur për dosjen kriminale të McFadden deri disa muaj më parë. “Ai gënjeu vajzën time dhe e bindi se kishte të bënte me një gabim”, – tha ajo për median.

Autoritetet lëshuan një apel për McFadden të hënën pasi ende nuk dihej për zhdukjen e Ivy Webster dhe Brittany Brewer. Ato kishin qenë miq me Holly Guess dhe kishin kaluar fundjavën me familjen e saj.

Autoritetet ekzekutuan një urdhër kontrolli në shtëpinë e McFadden pasi ai shkoi në gjykatë të hënën në mëngjes. Ai do të dilte në gjyq për akuzat e vitit 2017 për ndjekje të një të mituri dhe posedim të pornografisë së fëmijëve. Me hyrjen në banesë ata gjetën edhe kufomat e tjera. ©LAPSI.al

Mom Holly Guess and her three kids, Rylee Elizabeth Allen, 17, Michael James Mayo, 15, and Tiffany Dore Guess Convicted sex offender Jesse McFadden allegedly shot and killed his wife, Holly Guess, and her three children Ivy Webster's parents reported her missing after she failed to return home on Sunday evening

Brittany (pictured) and Ivy were friends with one of McFadden’s teenage step daughters



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *