• |
ide | kryesore

Zbulohet marrëveshja mes Kurtit dhe Vuçiç për gjetjen e të zhdukurve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjetjen



Bashkimi Evropian ka publikuar “Deklaratën për të Zhdukurit” për të cilën kanë rënë dakord mbrëmjen e kësaj të marte në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë deklaratë, dy liderët janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme për njëri – tjetrin për gjetjen e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Gjithashtu, theksohet se do të përdoret edhe teknologjia LIDAR për identifikimin e varrezave masive.

“Duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur të mbetur për t’i afruar vuajtjet e të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të barabartë,

Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë përmes Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga KNKK,

Duke e inkurajuar bashkëpunimin me aktorë të tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

Duke e njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare,
Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku:

  1. Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,
  2. për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,
  3. për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst,
  4. për të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur të mbetur,
  5. për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive,
  6. të mundësojë dhe inkurajojë angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre,
  7. për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresuar nevojat e familjeve të personave të zhdukur,
  8. të krijojnë dhe të punojnë së bashku përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur të mbetur,
  9. të monitorojë dhe mbështesë punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.
    Detajet operacionale do të bien dakord në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

  2. Te marrte m… shalet o shemtire, o jashteqitje qe nuk meriton te quhesh njeri edhe sikur te kesh femijet pa buke eshte me mire te kerkosh ndihme se sa te besh keto pune. Nuk di cfare te them por ky popull nuk nxuri mend prej 50 vjet diktature e nuk me duket se to nxere me. Thone nga anet tona se ka shume lloje te jetuari por te rrosh si miza nen bishtin e kalit nuk eshte jetese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *