• |
ide | kryesore

Shkëlqimi dhe rënia e Kim Kardashian në Met Gala

Paparazzi, Slider
Kim Kardashian



Kim Kardashian dukej mjaft e tronditur kur u fotografua duke u kthyer në hotelin e saj pasi mori pjesë në Met Gala me fustanin e saj me perla.

Ndërsa ajo dukej e pabesueshme në fillim të natës, rezultoi se veshja me rruaza nuk ishte zgjedhja e duhur për mbrëmjen në fjalë.

Ndërsa doli nga makina, Kim, 42 vjeçe, dukej se mund të pengohej lehtësisht mbi fijet e perlave të prishura dhe derdhura në takat e saj të larta.

Më herët Kim ishte shprehur se i gjithë fustani i saj ishte krijuar me perla të vërteta. Sa keq që pjesa më e madhe e tyre u shkelën dhe thyen.

Nga ana tjetër po atë natë, ajo dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson shijuan një ribashkim miqësor brenda eventit, pasi Met Gala 2023 i bëri për herë të parë ata bashkë pas një kohe shumë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *