• |
ide | kryesore

Arrestohet 48-vjeçari ne Vlorë, kapet me 104 kg kànabis në makinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar është arrestuar në Vlorë. Ai është kapur me 104 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Ai drejtonte një mjet që transportonte 10 pako me lëndë narkotike. 48-vjeçari kishte precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikëve.

”Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip “Chrysler”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reset”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Kristian (Nikola) Skëndaj, 48 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *