• |
ide | kryesore

Zhdukja e Jan Prengës/ Dështon seanca e parë e gjyqit ndaj 8 personave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
jan prenga



Ka dështuar sërish seanca paraprake për 8 personat e akuzuar për organizimin dhe porositjen e rrëmbimit të Jan Pengës. Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve për rikthim të dosjes në prokurori pasi hetimet nuk janë të plota, raporton tvklan. Ata kanë pretenduar se SPAK nuk ka sqaruar komunikimin që është bërë mes Ndrek Prengës, vëllait të viktimës me Dritan Rexhepin dhe Gentjan Funiqi.

Avokatët kërkojnë të dijnë cila është mënyra e komunikimit dhe se si vërtetohet se bëhet fjalë për dy të pandehurit. Një tjetër argument i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin se nuk janë pyetur të gjithë familjarët e viktimës. Ndërsa një prej avokatëve kërkoi kohë të njihet me dosjen. Pas pretendimeve të palëve, gjykata vendosi shtyrjen me argumentin se prokura e mbrojtjes për Altin Hajrin është e paplotë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 janarit të 2020, në Kamëz.

Ndërkohë 8 të pandehurit janë në arrati dhe kërkohen nga drejtësia shqiptare. Të pandehurit janë Altin Hajri, Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini. Për këtë çështje është dënuar me burg të përjetshëm kopshtari i kompleksit Festim Bexhdili, i cili sipas gjykatës ka dijeni se ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por nuk ka pranuar që të flasë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *