• |
ide | kryesore

Berisha: Pas 14 majit do të ketë zgjedhje të përgjithshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

“Ju garantoj ju këtu se pas fitores më 14 maj asgjë në botë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajve në zgjedhjet e përgjithshme largimin përfundimtar të Edi Ramës nga skena politike.

Kudo që shkoj e ftoj dhe i them dil këtu në shesh, të dalë para qytetarëve, kemi detyrim, sepse janë ata që paguajnë për ne, janë që shprehin besimin tek ne. Urdhëroni këtu të dalim t’u japim llogari atyre, të na pyesin ata, t’i raportojmë atyre për çdo gjë. Edhe për jetën personale. Jo, jo nuk del kurrë. Përkundrazi, fshihet dhe ikën. Sikundër fsheh Bushin”, – tha Berisha.

“Ju ftoj të gjithë ju këtë periudhë të takojmë me çdo qytetar. Fitorja është e sigurt, por duhet të takojmë çdo qytetar. Të bëjmë këtë bisedë me të. Nuk është vota për Sali Berishën, nuk është vota për PD, as PS, është votë për ju, për dinjitetin, për mirëqënien, për shpresën, për besimin tuaj.

Nuk meritoni ju një trajtim të tillë. Nuk meriton Shqipëria të braktiset në këtë mënyrë. Nuk meritojnë qytetarët të qeverisen nga hajdutë që vjedhin nga mëngjesi në darkë. Nuk meritojnë këtë përçmim, jo dhe jo. Ju jeni njerëz të lirë.

Çfarë bën Edi Rama sot? E keni parë vetë. Kalon nga takimi në takim, duke u hedhur dhe përdredhur. Ia them këtu që, e ke nga sevdaja Edi Rama atë kërcim. Absolutisht! Si i thotë populli: kërcen nga sevdaja. E ka kapur tmerri, dhe ka arsye të tmerrohet se ka vjedhur”tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Salih u lodhe duke kerkuar debat me ramen,por zgjedhjet jane lokale o spiuni serb salih,kerkoji rames qe te vij ne debat por duhet tja lepish karin dhe bythen rames dhe te jesh i bindur qe rama do vij ne debat me ty,nuk do perfilli dhe non garda qe amerika te ka vene damken,prandaj lutu salih.

  2. do ti hash karin Edi Rames o bythqir vucidoli. Ramen e voton populli .Ti ke vetem 4 mije maloke dhe katunare gjithsej dhe ata te mblidhen veyem kur i paguan

  3. O ti je nje kriminel qe per te shpetuar sumen tende je gati ti vesh flaken Shqiperise.Ed palla fiton ngaqe je ti akoma ne politike o gerdalle .Ti kete e di mire por di dhe tjetren qe po ike nga politika do perfundosh ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *