• |
ide | kryesore

Kurti deklaron pasurinë/ Zbulohet sa para ka në bankë kryeministri i Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Si pasuri të paluajtshme, i pari i qeverisë së Kosovës ka deklaruar banesën prej 67 metrash katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Kreu i qeverisë në Prishtinë ka shënuar se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej vetëm 119 euro. Bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro. Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një kredi prej 250 mijë eurosh me afat 24 vite e marrë për blerjen e banesës.

Nga të ardhurat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr rreth 16 647 euro. Kurti ka shënuar se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës. ©LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Ky duhet te jete i majte nga ata Kristianet e pare.
    Sepse Po te ishte nga keta bastardet e bllokut qe jane pjelle e lenin shurre-sifilis do kishte 200 milione euro PA u bere akoma kryeminmonster…
    Njesoje si Ky kyrva e gjate e kristaq plehut.
    Skeni pare gje akoma…
    O butake voteshites te mjere….

  2. O Albin , me mire te kishe ardhur si keshilltar i KM-se e sot do kishe miliona euro o burre.

    ketu po shqyhen dysheket nga parate, ketu edhe tubat e aspiratoreve jane mbushur me para

    te “ndershme” nga rilindasit, kurse ti paske mbetur nje shekull prapa o vlla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *